11:42, 12 Tetor 2018

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka së bashku me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj dhe ministrin Besim Beqaj, kanë takuar sot komisioneren e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale Mariya Gabriel.

Lluka e njoftoi komisioneren Mariya Gabriel me hapat që ka ndërrmarrë Ministria që ai e drejton, në sektorin e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit për përparimet që janë bërë në fushën e teknologjisë informative, me projektet që janë realizuar si dhe me ato projekte të cilat janë në realizim e sipër.

“Projekti Ekonomia Dixhitale e Kosovës është nënshkruar me Bankën Botërore dhe është aprovuar në Parlament muajin e kaluar dhe implementimi i këtij projekti do të fillojë me 15 nëntor të këtij viti. Ky projekt ka për qëllim që të mbulojë 99 për qind të Kosovës me internet 100 mbs”, u shpreh Lluka.

Kreu i MZHE-së, e njoftoi komisioneren e BE-së, Gabriel edhe për projektin e Parkut Teknologjik apo Tech Parku i cili pritet të aktivizohet në qershor të vitit 2019, po ashtu ministri Lluka foli për mbështetjen që po iu jep të rinjëve.

Gjithashtu, Lluka foli edhepër projekte të IPA II, ku MZHE ka aplikuar me projektin e zhvillimit të tregut vendor, me të cilë synon dixhitalizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Komisionerja Gabriel u shpreh e kënaqur me punën që po bëhet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, transmeton Klan Kosova.