Lluka: Ligji për Investimet Strategjike garanton investimet e huaja NULL NULL 20.09.2018 15:47 20.09.2018 15:47 Kosova e ka Ligjin për Investime Strategjike që i mbron investitorët potencialë dhe iu jep garanci, po ashtu kemi nënshkruar memorandume me shumë shtete të BE-së dhe këto memorandume luajnë rol të rëndësishëm në fushën e investimeve të mundshme, të cilat japin garanci investitorëve që të ndihen komod në Kosovë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Këto komente kreu i MZHE-së i bëri sot në konferencën “Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë”, ku morën pjesë edhe Ministri i Financave, Bedri Hamza, Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, përfaqësues të Bankës Botërore, BERZH, FMN-së dhe Këshillit Evropian për Investime (KEI), me ç’rast u publikua edhe dokumenti “White Book 2018”. Duke folur në panelin: Klima e Investimeve në Kosovës – Mundësitë dhe Sfidat, Ministri Lluka tha se në takimet e shumta me investitorë, të interesuar të investojnë në Kosovë është fokusuar se si mund të përmirësohet klima e investimeve që investitorët të ndihen mirë kur vijnë të investojnë në Kosovë. Sipas tij, Ligji për Investime Strategjike u mundëson investitorëve që të bashkëpunojnë në mënyrë direkte me Qeverinë, të sjellin investitorë të tjerë dhe po ashtu atyre që veç operojnë në Kosovë iu mundëson siguri në investimet e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.