Llamba që krijon energji elektrike vetëm me ujë të kripur NULL NULL 29.07.2015 21:36 29.07.2015 21:36 Llamba SALT nuk është vetëm një produkt, kjo është një lëvizje shoqërore. Salt (Ndriçimi i qëndrueshëm alternativ) është një mrekulli inxhinierike që do të ketë një efekt të thellë për miliona njerëz nga e gjithë bota, pa qasje në energjinë elektrike të besueshme. Kjo është një llambë që mundëson energji tërësisht nga një gotë e thjeshtë me ujë dhe kripë të zakonshme dhe llamba do të qëndrojë e ndriçuar për 8 orë në vazhdim, transmeton Klan Kosova. Kjo është një burim vital i ndriçimit të gjatë gjatë ndërprerjes, fatkeqësive natyrore dhe emergjencave edhe vjen me një port USB – kështu që edhe mund ta mbushni telefonin. Kjo llambë është krijuar nga Aisa Mijeno, Raphael Mijeno dhe Joefrey Frias të cilët të gjithë jetojnë në Filipine. Ky krijim teknologjik është tani duke u përdorur për të siguruar ndriçim të 7.000 ishujve të largët në rajon. Duke përdorur vetëm ujë të kripur, rezultati përfundimtar është mbresëlënës- një llambë e ndritshme me dritë të bardhë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.