15:26, 10 Korrik 2018

Rreth 14 mijë mërgimtarë të komunës së Drenasit do të kenë mundësi të argëtohen për pothuajse 28 ditë në sheshin ”Fehmi Lladrovci” të këtij qyteti.

Kjo pasi Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci në bashkëpunim me stafin komunal, kanë organizuar edhe këtë vit ”Muajin e Mërgatës”, njofton Klan Kosova.

Sipas Lladrovcit ky muaj i cili është aranzhuar në nderim e falënderim ndaj mërgimtarëve:

”Sot, në mbrëmjen e fillimit të nderimit të diasporës në komunën e Drenasit, evokuam ditët e kaluara në mërgim, si dhe të dashurit tanë që fizikisht nuk janë me neve. Uroj që pjesëtarët e diasporës tonë, të vijnë dhe të kthehen shëndosh e mirë, familjeve të veta, vendit të punës dhe përparimit kudo që janë. Diaspora e ka rikonfirmuar njëmijë herë dashurinë për atdheun” thotë ai në facebook, njofton Klan Kosova.

Bëhet e ditur se ”Muaji i Mërgatës” do të jetë i mbushur me përplot aktivitete ndërsa do të ketë koncerte me shumë artistë të estradës kosovare.

Pavarësisht numrit të shumtë të frekuentuar gjatë këtij muaji të qytetarëve të kësaj komune, siguria në këtë zonë është në nivel.

Klan Kosova mëson se është angazhuar edhe një kompani sigurimi që gjithçka të përfundojë në rregull dhe pa ndonjë incident. 

Interesante