Liverpool fiton sërish NULL NULL 01.10.2016 15:42 01.10.2016 15:42 Reds kanë arritur të fitojnë ndaj Sëansea, megjithëse u gjendën në disavantazh qysh në fillim të takimit. Liverpooli ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Premierligë, në përballje me Swansea, duke fituar me përmbysje 1-2. Reds e nisën mjaft keq ndeshjen teksa e parë veten në disavantazh që në minutën e 8-të, teksa Leroy Fer e dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë skuadra e Jurgen Klopp gjeti golin e barazimit me Firmino. Goli i dytë u shënua nga pika e bardhë, 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Me këtë fitore Liverpool ngjitet në vendin e dytë me 16 pikë, dy më pak se City, por me një ndeshje më shumë të luajtur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.