20:27, 12 Gusht 2017

Këtë të shtunë u zhvillua pjesa dërrmuese e ndeshjeve të javës së parë të këtij stinori në Premier Ligë.

Pas fitores së mbrëmshme të Arsenal ndaj Leicester City, këtë gjë nuk arriti ta bëjë Liverpool që barazoi si mysafir i Watford.

Në anën tjetër, kampioni në fuqi, Chelsea, u befasua nga Burnley duke u mposhtur me rezultat 2:3.

Ndërkaq Manchester City ka arritur ta mposhtë Brighton 0:2.

Për më tepër, Crystal Palace ka humbur nga Huddersfield me rezultat 0:3, Everton ka mundur Stoke City-n e Xherdan Shaqirit me golin e Wayne Rooney-t, Southampton ka barazuar pa gola me Swansean, ndërsa West Bromwich Albion ka fituar 1:0 ndaj Bournemouth.

Interesante