Sulmuesi francez me shumë gjasë do të transferohet në Anfield Road gjatë afatit kalimtar të verës, pasi tashmë ka akord me skuadrën angleze

18:31, 13 Mars 2018

Liverpool është duke prirë në garën për të nënshkruar me sulmuesin e Monaco, Thomas Lemar.

Sulmuesi që ka qenë i lidhur më një kalim edhe tek Arsenal e Barcelona, raportohet të ketë arritur marrëveshje me skuadrën që drejtohet nga Jurgen Klopp.

Monaco kërkon 100 milionë euro për ta lënë Lemar të largohet, shumë të cilën Reds nuk janë ende gati ta paguajnë.