0:11, 11 Gusht 2018

Sonte po zhvillohet nata e parë e festivalit “Sunny Hill” në Parkun e Gërrmisë, njofton Klan Kosova.

Përderisa pritet performanca e këngëtares kosovare me famë globale, Dua Lipa, deri tash kanë performuar babai i saj, Dukagjin Lipa, këngëtari tjetër i njohur me prejardhje shqiptare, Stanaj, si dhe këngëtarja britanike, Grace Carter.

Më poshtë keni disa shkrepje fotografish nga postimet në Insta Story të vetë Dua Lipës, dhe të dashurit të saj, Isaac Carew, ku shihet atmosfera në Gërrmi.