13:19, 14 Shtator 2017

Partia “Rusia e Bashkuar” e presidentit rus, Vladimir Putin, ka përkrahur  Listën Serbe dhe përpjekjet e saj për të vepruar në institucionet e Prishtinës për zgjedhjet dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë, thonë në këtë parti.

Në takimin e Kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq me delegacionin e Rusisë së Bashkuar në Moskë, të udhëhequr nga Zëvendëssekretari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, Sergei Zeleznak, pala ruse vuri në dukje se uniteti i arritur politik i popullit serb në Kosovë duhet të dëshmohet në zgjedhjet e ardhshme lokale, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

 

 

 

Interesante