Lista Serbe kërcënon Isa Mustafën (VIDEO) NULL NULL 03.01.2017 20:24 03.01.2017 20:24 Ditën e shtetësisë së Serbisë, 15 shkurtin, serbët në Kosovë këtë vit mund ta presin me një festë të madhe. Përfaqësuesit e tyre politik kanë paralajmëruar aktin e themelimit të Asociaconit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, njofton Klan Kosova. Për këtë veprim të njëanshëm Lista Serbe ka i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës në rast se këta të fundit nuk ndërmarrin hapa konkret për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe. E këto kushtëzime janë të papranueshme për ekzekutivin kosovar. Faton Abdullahu, këshilltar i kryemnistrit kosovar, megjithatë thotë se institucionet kanë detyrim krijimin e Bashkësisë së Komunave, por se puna nuk nis pa kthimin e Listës Serbe në kuvend e qeveri. I menjëherëshm ka qenë regimi i Listës serbe. Në një letër derguar Klan Kosovës, shefi i saj Slavko Simiq, thotë, se ata nuk e pranojnë këtë arsyetim qeveritar. Sipas tij s’ka kurrëfarë lidhje mes kthimit të Listës në institucione dhe formimit të AKS-së. Simiq ka shtuar se qeveria e Isa Mustafës duhet të punojë me ekipin menaxhues dhe OSBE-në për të shkruar statutin e AKS-së. Për këtë shkak Simiq ka shtuar se nuk i pranojnë më arsyetimet. Në krejt këtë plan të ri të shpalljes së njëanshme të themelimit të Asociaconit,deri në mes shkurt ,në rast se këtë nuk e bënë Qeveria e Kosovës, serbët e këtushmë , kanë marrë mbështetje nga Krerët e shetit të Serbisë. Kronikë e Besnik Tahirit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 42 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë