16:42, 25 Gusht 2017

Sigal Prishtina është përforcuar me basketbollistin shtatlartë, Lis Shoshi.

Shoshi është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës, kurse prej sot do të mbrojë ngjyrat e skuadrës nga kryeqyteti, transmeton Klan Kosova.

Lajmin për kompletimin e transferimit të tij e ka zyrtarizuar kryetari i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci.

“Edhe supertalenti shqiptar Lis Shoshi me neve në Prishtinë, KB Prishtina”, ka shkruar Stavileci në Facebook.

Interesante