kimkardashian
16:00, 11 Janar 2017

Tre persona janë liruar pa akuzë nga policia franceze, të cilët ishin ndaluar në lidhje me grabitjen e Kim Kardashian në Paris, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ndër këta persona është edhe shoferi i saj në Paris, Michael Madar, i cili ishte në mesin e 17 personave të arrestuar.

Kim Kardashian ishte sulmuar në tetor përderisa ishte duke qëndruar në një hotel në Paris, me ç’rast janë vjedhur aksesorë në vlere prej 10 milionë dollarësh.

Interesante