Lirohet rruga Mitrovicë-Zveçan NULL NULL 16.08.2018 17:12 16.08.2018 17:12 Rruga Mitrovicë-Zveçan e cila ishte bllokuar pas rrëshqitjes së dheut, tashmë është liruar. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti. Kështu kishte paralajmëruar Ministria e Infrastrukturës të cilët sot ndërmorën masa sigurie duke vendosur shkëmbinj masivë në qoshe të rrugës, për ta parandaluar rënien e dheut në rrugë nga ku do të rrezikoheshin veturat. Ata po ashtu kanë njoftuar se në ditët në vijim do të marrin edhe masa tjera për eliminimin e tërësishëm të rrezikut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë