Lirohet nga burgu trashëgimtari i Samsung NULL NULL 05.02.2018 08:44 05.02.2018 08:44 Lee Jae-yong, trashëgimtari i gjigantit Samsung, është liruar nga burgu pasi një gjykatë në Korenë Jugore ka suspenduar dënimin e tij me pesë vjet burgim. Lee ishte dënuar për dhënie të mitos ish presidentes të këtij vendi. Gjykata e apelit ka mbajtur disa pjesë të dënimit, mirëpo është treguar diskrete në publikimin e vendimit. Sipas të gjitha gjasave verdikti i kësaj gjykate do të kundërshtohet sërish nga Gjykata Supreme e vendit. Vitin që shkoi Lee u dënua me burgim nën akuzat për korrupsion në një skandal politik ku ishte e përfshirë edhe ish presidentja e Koresë së Veriut, Park Geun-hye. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 12 minuta më parë