Lirohen 7 protestues, Apeli mban në burg 4 kuksianë NULL NULL 20.04.2018 15:53 20.04.2018 15:53 Gjykata e Apelit të Shkodrës ka liruar 7 nga protestuesit kuksianë të arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit për vendosjen e taksës, duke lënë në burg 4 prej tyre. Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të masës “arrest me burg” duke paraqitur prova të reja me pamje filmike. Ndërkohë, avokatët kërkuan lirimin e menjëhershëm të 11 personave, duke paraqitur prova filmike nga momenti i arrestimet. Në Shkodër shkuan edhe deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa policia kishte marrë masa të forta për mbarëvajtjen normale të kësaj seance, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. Ndërkohë, pranë Gjykatës së Apelit pati edhe një protestë, ky qytetarët kërkuan lirimin e 11 personave të arrestuar. “Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin!”, shkruhej në pankartat e tyre. Ndërkohë, protestuesit kanë ndezur edhe tymuese pranë gjykatës, megjithatë deri tani situata mbetet e qetë, në pritje të dhënies së masës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sanduloviq: I kam paralajmëruar BE-në dhe ShBA-në për Vuçiqin, nuk më dëgjuan 21 minuta më parë
Kosova Kurti: Nuk ka propozime që pranohen e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së 27 minuta më parë