“Lirimi i paramilitarit Sasha Cvijetan, vendim i rëndë” NULL NULL 25.04.2018 20:19 25.04.2018 20:19 Gjykata e Lartë në Beograd ka liruar nga burgu ish-pjesëtarin e njësisë “Shkorpioni”, Sasha Cvijetan i dënuar për vrasjen e 14 anëtarë të familjeve Bogujevci dhe Duriqi nga Podujeva. Për kryetarin e shoqatës së të pagjeturve “Përkorë”, Latif Mehmetin, ky vendim është tejet i rëndë, megjithatë nuk është befasues. “Ka qenë një vendim, sa për të thënë se Serbia po punon diçka në lidhje me dënimin e kriminelëve të luftës. Nga institucionet e shtetit të Kosovës nuk është bërë asgjë, s’ka asnjë aktakuzë. Kjo aktakuzë ishte ngritur nga prokuroria e Serbisë, sa për t’i mbuluar kimet që i kanë bërë”. “Ky është një mesazh shumë i fuqishëm për bashkësinë ndërkombëtare, se Serbia është ajo që ka qenë dhe se nuk ka ndryshuar”. Cvijetan ishte dënuar më 20 vjet burgim për masakrën e 28 marsit 1999 mbi civilët shqiptarë. Ai ishte pjesëtar i njësitit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë “Shkorpioni”. Kjo njësi, pjesë e të cilës ishte Cvijetan, ka pushkatuar në oborrin e familjes Gashi në Podujevë 14 civilë shqiptarë – shtatë fëmijë të moshës prej 2 deri 15 vjeç dhe shtatë gra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 21 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë