Lippi: Juventus është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve NULL NULL 21.09.2018 20:51 21.09.2018 20:51 Skuadra nga kampionati italian, Juventus është favorite për të fituar Ligën e Kampionëve, kështu ka deklaruar ish timonieri i kësaj skuadre Marcello Lippi, transmeton Klan Kosova. Legjenda e biankonerëve për Radio Sportiva, tha se ish skuadra e tij përkundër konkurrencës së madhe në Ligën e Kampionëve është favorite për të triumfuar këtë vit. ‘Juventus është favorite në Champions. Sezonin e kaluar Juve nuk ishte në formën e duhur, por tani janë favoritë për të fituar atë ’ – ka thënë ish trajneri i Juventus. Lippi ka fituar Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006 si dhe ishte timonier i biankonerëve dyherë, në vitin 1994-1999 dhe 2001-2004 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë