Linkin Park fillojnë zyrtarisht provat NULL NULL 12.10.2017 19:41 12.10.2017 19:41 Grupi Linkin Park edhe zyrtarisht kanë filluar provat për herë të parë që nga vdekja tragjike e këngëtarit Chester Bennington, në moshën 41 vjeçare. Basisti i grupit, Dave “Phoenix” Farrell, ka postuar një fotografi nga këto prova me mbishkrimin “Ne shtëpi dhe i jemi rikthyer punës. Ndjehem mirë që jam përsëri bashkë me djemtë”. Grupi është duke bërë përgatitjet për performancën krahas Blink 182 dhe Korn, në një koncert përkujtimor në Los Angeles. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.