Lingard ka një synim për sezonin e ardhshëm NULL NULL 28.05.2017 14:00 28.05.2017 14:00 Jesse Lingard beson se Manchester United ka “kapacitet për gjithçka”, dhe pret nga ta që të sfidojnë në garën për titullin e Premier Ligës vitin e ardhshëm. “ Kjo tregon që jemi të gatshëm për gjithçka”, tha Lingard për ecurinë prej 25 ndeshjeve pa humbje në ligë. “Po t’arrinim që t’i kthenim ato barazime në shtëpi në fitore, atëherë do të kishim qenë lart me Chelsean dhe Tottenhamin, andaj e kemi para nesh, por vetëm duhet ta arrijmë këtë në ditët kur ka lojë”, tha Lingard. “Nuk e shoh pse nuk mund të sfidojmë për titull”, tha i riu i Manchesterit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 59 minuta më parë