Linda performon në Miami NULL NULL 10.10.2015 17:46 10.10.2015 17:46 Karrierën e saj e ka nisur në Kosovë, duke e fituar edhe çmimin e parë në festivalin e televizionit Top Channel në vitin 2011. Por këngëtarja kosovare Linda Halimi po vazhdon me karrierën muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në profilin e saj në instagram, ajo ka publikuar një video ku shihet duke performuar në një skenë në Miami, transmeton Klan Kosova. Ajo po ashtu ka njoftuar se në Janar të vitit të ardhshëm do të jetë pjesë e shfaqjes më të njohur të talenteve në Amerikë “American Idol”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.