18:00, 11 Korrik 2018

Cardi B ka njoftuar të martën për lindjen e vajzës së saj në llogarinë zyrtare në Instagram.

“Kulture Kiari Cephus 07/10/18 @offset”, është mbishkrimi që ia ka vënë reperja një fotografie të saj ku shihet nudo dhe me bark të fryrë.

Kulture është fëmija i parë i yllit amerikan, bashkë me burrin e saj po ashtu reper, Offset.

Cardi B e kishte mbajtur shtatëzëninë e saj të fshehtë, para se ta bënte të ditur lajmin në prill, pas një paraqitje në emisionin “Saturday Night Live”.

Kulture Kiari Cephus 07/10/18🎀🌸 @offsetyrn

A post shared by Cardi B Official IG (@iamcardib) on