11:00, 13 Qershor 2018

Shumë gjëra të zakonshme që ju ndoshta i keni në shtëpi, mund të jenë shumë të dobishme kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë tuaj – vetëm duhet t’i dini mënyrat e duhura për t’i përdorur ato.

Më poshtë janë disa përdorime të pazakonta për limonin – jemi të sigurt se tash e tutje do ta shihni këtë agrume nga një perspektivë ndryshe, transmeton Klan Kosova.

Pastrues

Qërojeni një limon, shtoni 150 ml uthull dhe lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës. Në mëngjes, shtoni 150 ml ujë. U bë!

Derdhni përzierjen në një shishe të zbrazët dhe përdoreni atë si një solucion pastrimi për gjithë shtëpinë tuaj.

Pastron dërrasën për prerje

Mbajeni dërrasën për prerje të pastër duke e përdorur një gjysmë limoni dhe kripë si sfungjer. Pasi ta pastroni, lëreni dërrasën të qëndrojë për 10-15 minuta kështu dhe përsëriteni procedurën edhe një herë.

Zbardhja e rrobave të bardha

Për t’i mbajtur rrobat tuaja të bardha si duhet, vendosni rrobat në përzierjen e lëngut të limonit dhe sodës bikarbone dhe lëreni të qëndrojnë për të paktën gjysmë ore para se t’i lani.

Kujdesi i thonjve 

Kujdesuni për thonjtë tuaj që të jenë të shëndetshëm dhe të fortë. Receta është e thjeshtë: shtoni disa pika limoni në ujë të ngrohtë dhe mbani thonjtë.

Largon pikat e fytyrës 

Limoni ndihmon në largimin e pikave të fytyrës dhe shenjave të plakjes. Thjesht prejeni limonin përgjysmë dhe kalojeni nëpër fytyrë.

Përmirëson tretjen

Konsumimi i ujit të ngrohtë me limon dhe mjaltë në stomak të zbrazët ndihmon në përmirësimin e tretjes dhe forcimin e sistemit imunitar.

Rifreskon pajisjet shtëpiake

Fshini frigoriferin me shpuzë të zhytur paraprakisht në lëng limoni dhe harroni aromat e pakëndshme. Madje, me limon, mund të krijoni edhe freskuesin tuaj të ajrit.

Po ashtu, limonin mund ta shtoni edhe në makinën për larjen e enëve dhe ta lani kur është e zbrazët, pa enë.

Largon erën e keqe të këpucëve

Vendosni copa limoni të freskëta në këpucët tuaja dhe lërini të qëndrojnë gjatë natës.

Mbajtës për qirinj

Gjysmat e limonit, limonit të gjelbër dhe portokallit janë shumë të përshtatshme për t’u përdorur si mbajtëse qirinjsh. Ju duhet thjesht ta largoni pjesën e brendshme të tyre dhe ta mbushni me dyll të shkrirë.

Përmirëson shëndetin e përgjitshëm

Kombinimi i lëngut të limonit dhe sodës bikarbone ul nivelin e kolesterolit të keq, pastron mëlçinë dhe na jep vitaminë C.

Shtoni një lugë çaji dhe lëngun e një gjysmë limoni në një gotë me ujë mineral dhe konsumojeni në mëngjes. Konsumojeni këtë pije për dy javë dhe më pas pushoni dy javë.

Pastron metalin

Lëvoret e limonit dhe soda bikarbone shkëlqejnë sipërfaqet nga metali.

Largon njollat e vështira

Njollat e vështira në rroba, si ajo e verës dhe frutave të malit, mund të largohen me limon. Fillimisht, lani rrobat me njolla në ujë të ftohtë dhe më pas zhytini në lëng limoni për disa minuta.

Largon insektet

Për t’i mbajtur insektet larg shtëpisë, vendosni pak lëng limoni në parvazet e dritareve dhe dyerve. Për t’i larguar mushkonjat, vendosni karafil në gjysmat e limonit.

Zbardh nënsqetullat

Nuk ka asgjë më të mirë për zbardhjen e nënsqetullave se sa limoni. Aciditeti i limonit ndihmon në zbardhjen e lëkurës dhe largimin e qelizave të vdekura.

Çdo ditë, para dushit, fërkoni nënsqetullat me një fetë limoni. Mos harroni që pas dushit, të vendosni qumësht trupi sepse limoni po ashtu mund ta thajë lëkurën.

 

Interesante