Limaj viziton Prizrenin, Haskukës i ofron mbështetjen e Qeverisë (FOTO) NULL NULL 16.05.2018 22:06 16.05.2018 22:06 Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Tregtisë së Industrisë, Bajram Hasani, kanë qëndruar në Prizren, ku kanë i kanë bërë vizitë kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka. “Në këtë takim shpreha vullnetin, gatishmërinë dhe obligimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen e komunave, e në këtë rast Prizrenit. Kryetarit Haskuka në emër të Qeverisë së Kosovës i ofrova përkrahje në funksion të realizimit të projekteve të cilat kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj komune”, ka thënë Limaj, përcjell Klan Kosova. “Prizreni është qendër e fuqishme ekonomike dhe për t’i mbështetur bizneset që operojnë në këtë komunë duhen krijuar parakushtet. Në këtë drejtim pres që brenda një periudhe të shkurtër të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore dhe Prizrenin ta bëjmë me zonë ekonomike. Qeveria e Kosovës do t’i përfundojë në kohë rekorde procedurat për ta mbështetur këtë projekt”. Limaj ka thënë se një tjetër projekt i madh që pritet të ndodhë në këtë qytet është në fushën e turizmit. “Ky projekt, të cilin do ta mbështesë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, hap një perspektive të re të potencialit turistik që ka Prizreni me rrethinë, siç është rruga e Kabashit, jo vetëm turistike por edhe historike”. “Temë tjetër e diskutimit ishte përmirësimi i infrastrukturës në fshatin Zym, i cili nuk guxon të lihet në atë gjendje, por edhe për projekte tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Prizrenit”/Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë