Limaj 2
14:46, 21 Prill 2017

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje.

Sipas tij, mocioni ndaj Qeverisë është duke ecur mirë dhe se dy javët e ardhshme janë vendimtare dhe se pret që koalicioni PDK-LDK të përfundojë mandatin,

Ai bëri të ditur se brenda pak ditësh do të përzgjedhin edhe kandidatin për Prishtinën, ndërsa shtoi se tashmë.kanë caktuar shumicën e kandidatëve për kryetarë komunash.

.Këto deklarata Limaj  i bëri gjatë një konference për media ku prezantoi disa anëtarë të rinj nga Kaçaniku që aderuan në këtë parti.

 

Interesante