Limaj: Thaçi me ushtrinë po bën propagandë, pasi ka shkuar larg me gabime NULL NULL 20.03.2017 20:31 20.03.2017 20:31 Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se FSK ka mundur të transformohet në Ushtri të Kosovës pesë vjet më parë. Ai më tej ka thënë se presidenti aktual Hashim Thaçi, më parë kryeministër duhej ta bënte këtë më parë dhe jo tash të bënte zhurmë dhe propagandë, transmeton Klan Kosova. “Kjo ka vetëm një përgjigje, ky njeri tashmë po e sheh se ka shkuar shumë larg me gabimet dhe dëmet që ia ka sjell Kosovës, si p.sh: Demarkacioni, Gjykata Speciale, Zajednica dhe tashmë e ka parë se këto dëme nuk mund ti fshehë më dhe si rezultat i këtyre ka humbur dhe po e humb me shpejtësi mbështetjen në popull”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në Facebook. Ky është postimi i plotë i tij: “Së paku që pesë vite ka qenë e mundur që FSK-ja të transformohet në ushtri në këtë mënyrë siç është propozuar tani. Pse nuk e ka bërë këtë ish-kryeministri kur ka qenë në detyrën e tij, asgjë nuk ka ndryshuar nga koha kur ky ka qenë kryeministër, edhe tani të njëjtat pengesa janë. Atëherë pse gjithë këtë zhurmë dhe propagandë, e lloj lloj argumente që sot po i bën ish-kryeministri, pse nuk i bënte këto kur e kishte për detyrë? Kjo ka vetëm një përgjigje, ky njeri tashmë po e sheh se ka shkuar shumë larg me gabimet dhe dëmet që ia ka sjell Kosovës, si p.sh: Demarkacioni, Gjykata Speciale, Zajednica dhe tashmë e ka parë se këto dëme nuk mund ti fshehë më dhe si rezultat i këtyre ka humbur dhe po e humb me shpejtësi mbështetjen në popull. Njerëzit po ia kthejnë shpinën, prandaj iniciativa për Ushtrinë është ide e kompanisë së P.R-it të tij, që sa do pak të tentojnë me ia përmirësu imazhin që ju ka rrënuar. Thënë thjesht, me një fjalë, daljet e tij publike gjithkund dhe gjithkah e kanë veç një qëllim: MASHTRIMIN!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 minutë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 56 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë