Limaj: S’lejojmë të fyhemi dhe të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë (VIDEO) NULL NULL 16.01.2019 21:55 16.01.2019 21:55 Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj janë lodhur duke u trajtuar si të lënë pas dore. Limaj në emisionin Zona B në Klan Kosova, tha që Bashkimi Europian (BE) duhet ta kuptojë që pozicioni i Kosovës po ndryshon dhe tashmë sipas tij nuk jemi të gatshëm të pranojmë “fyerjet”. “Bashkimi Europian nuk është mësuar të dëgjojë fjalë dhe të shoh qëndrimin e Kosovës për një kohë të gjatë kështu dhe nganjëherë unë i kuptoj mesazhet e ndryshme dykuptimëshe që dërgojnë”. “Fakti se pozicionimi politik i Kosovës po ndryshon tregon ne nuk jemi të gatshëm më të ndihemi të fyer, nuk jemi të gatshëm më ta pranojmë fyerjen – nuk jemi të gatshëm më të jemi shtet indiferent dhe të na trajtojnë si të tillë dhe këtë duhet ta kenë të qartë vendet e rajonit dhe Bashkimi Europian”. “Ne nuk jemi të gatshëm më të ulim zërin dhe ta pranojmë fajin për mosliberalizmin e vizave, ne besojmë që është një zhgënjim i madh dhe padrejtësi e madhe që BE-ja ja ka bërë Kosovës”. “Ne e kemi lënë një vend më dy million njerëz të izoluar pa të drejtë – na ka premtuar BE-ja duke na bërë presion për demarkacionin si kusht i vetëm dhe s’ka liberalizim. Duhet ta themi se po e ndjejmë veten si qytetarë të rendit të dytë dhe si të tradhtuar edhe si shtet”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë