Limaj: Mundësia e ndryshimit në Prizren është Nisma dhe Zafir Berisha NULL NULL 22.09.2017 19:14 22.09.2017 19:14 Nisma për Kosovën ka mbajtur tubimin hapës elektoral në qytetin e Prizrenit. Aty kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj ka thënë se jo rastësisht kanë zgjedhur këtë qytet për të bërë fushatë. “Po e nisim në Prizren sepse ka ardhur koha e ndryshimit këtu”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova. “Jemi në Prizren sepse koha për Nismën nuk është vetëm në Prizren, por ka ardhur edhe në çdo qytet të Kosovës”. “Mundësia për ta ndryshuar qeverisjen në Prizren është me Nismën dhe Zafir Berishën”, ka deklaruar Limaj. Sipas tij, Nisma këto ditë ka fituar një betejë për të ia dhënë një mundësi Prizrenit dhe fitoren e Nisma në Prizren. “Ndjehemi të gatshëm dhe të bashkuar më shumë se kurrë për të marrë përgjegjësi për ta qeverisur Prizrenin. Me Nismën për Kosovën në Prishtinë dhe Prizren do të harrohet plaga e mërgimit dhe djem e vajza nuk do të largohen më nga Kosova”, ka shtuar ndër të tjera ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë