Limaj: Koalicioni PDK, AAK, Nisma, nuk është bashkim i partive politike NULL NULL 26.05.2017 21:44 26.05.2017 21:44 Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se koalicioni i bërë në mes këtij subjekti partiak dhe Partisë Demokratike e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do të thotë bashkim. Këto komente Limaj i dha në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova, derisa i referohej PDK-së, subjekt ky partiak i cili ishte paraprakisht në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Veç tjerash i pari i Nismas, tha se nuk ishte ideator i krijimit të koalicionit të madh. Limaj shton se vendimi që Haradinaj të jetë i nominuar për kryeministër nga ky koalicion, erdhi pasi ai pati një program që bart ofertën më të mirë të mundshme për Kosovën, derisa përfundon duke thënë se i besojnë liderit të AAK-së në jetësimin e planeve të tij për të ardhmen e vendit, njofton Klan Kosova. ”Ky nuk është bashkim i partive politike. Secila parti e ka idenë e saj, rrugën e vet të zhvillimit. Këto parti i ka bashkuar kandidati për kryeministër, në të cilin ne besojmë, të paktën ne Nisma po e po ashtu në fund i dha besimin edhe PDK-ja”. ”Duke ndërtuar partneritet në qeverisjen e vendit në bashkëpunim në të mirë e vendit por duke respektuar identitetin politik dhe dallimet e njëra tjetrës. Jemi republikë parlamentare, frymë shtetit i jep kryeministri. Opsionet lidhen rreth kryeministrit. Një kryeministër që ka plane qeverisëse. Zoti Haradinaj është njeriu që më së shumti ka qëndruar në Opozitë deri më sot”. ”Nga 2004 Haradinaj nuk ka pasur mundësi për qeverisje, e ne sot po i japim këtë mundësi. Deri më tani këto oferta që i kemi Haradinaj është zgjidhja më e mirë e mundshme. Ne nuk kritikojmë askënd, nuk gjuajmë. E kuptojmë fushatën elektorale edhe në mënyra të tilla”. ”Pse të jemi kundër koalicioneve më e mira do të ishte një koalicion për opozitën e bashkuar. Iniciator i këtij koalicioni nuk jam unë. Por sigurisht pa Nismën nuk do të ishte ky koalicion. Nuk kam hezituar ta pranoj një koalicion të tillë, sepse i kam dhanë fjalën Ramush Haradinajt që do të jemi gjithmonë bashkë për të realizuar këtë program që ai ka për të mirën e Kosovës”, shprehet Limaj, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024