Limaj: Drenasi u zbukurua me shtatoret e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit NULL NULL 20.09.2018 15:10 20.09.2018 15:10 Zëvendëskryeministri njëherësh kryetari i Nismës Socialdemokratë Fatmir Limaj ka thënë se nga sot qytetit i Drenasit u zbukurua me shtatoret madhështore të Fehmi Lladrovcit e Xhevë Krasniqi- Lladrovcit. Ai në Facebook ka shkruar se heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci ranë për të mos vdekur kurrë në një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së. “Xheva e Fehmiu janë shembulli më i mirë i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjeçar për liri e pavarësi.Lufta heroike e tyre ishte frymëzim për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I paharrueshëm qoftë kujtimi për Xhevën e Fehmiun. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 48 minuta më parë