Limaj bën thirrje për bashkëpunim ekonomik Kosovë – Shqipëri NULL NULL 09.11.2018 13:58 09.11.2018 13:58 Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka pritur në takim zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj, ku bashkë me bizneset u diskutua lidhur me bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. “Ne sot jemi për t’iu bashkëngjitur iniciativës së Odës së përbashkët Kosovë-Shqipëri dhe tanimë dy qeveritë janë të rëndësishme”. “Qeveria e Republikës së Kosovës sikurse qeveritë tjera do vazhdojë të fuqizojë hapa të bashkëpunimit me partneritet me subjektet ekonomike ne këtë rast me OEK-un që është vendi ku mbledh bizneset e Kosovës”. Limaj tha se Kosova me Shqipërinë duhet ta thellojnë bashkëpunimin. Më 26 nëntor Limaj tha se formalisht do nënshkruhet bashkëpunimi mes dy odave Shqipëri-Kosovë. “Ne e dimë që kemi probleme të bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe nuk jemi të kënaqur me bashkëpunimin, kemi pengesa dhe telashe”. Limaj tha se taksa rrugore e vendosur nga Qeveria e Shqipërisë është e lartë dhe e dëmton biznesin e dy vendeve, raporton Ekonomia Online. “Presim përgjigje nga qeveria e Tiranës me disa çështje që kemi ngritë edhe çështja e taksës rrugore, ne mendojmë se është e lartë dëmtojnë biznesin e dy vendeve, pengon thellimin e bashkëpunimit”. “Kërkesa jonë ka qenë që qeveria shqiptare duhet të zbutë atë taksë, sepse është e lartë dhe Kosova të trajtohet ndryshe”. “Kemi marrë një zotim nga Qeveria e Tiranës që do dalim me një raport dhe t’i përgjigjen shqetësimit tonë duke dhënë një status të veçantë jo si ai që është sot. Jemi duke përgatitë një listë të licencave që duhet të njihen dhe ato të vlejnë në dy vendet”. “Kosova është e gatshme me shku deri në fund në bashkëpunimin me Shqipërinë. Mirëpresim që bizneset tona të ketë mundësi të bëhet si në Tiranë, si në Prishtinë”. Sipas Limajt, Serbia në vazhdimësi e ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë