Limaj: Asociacioni Plus shkatërron shtetin – s’e pranojmë kurrë NULL NULL 24.09.2018 21:52 24.09.2018 21:52 "Asociacioni Plus është ndarje e Kosovës. Heqje dorë nga vendi dhe duke mos ndryshuar asgjë. Kjo është ta shkatërrosh shtetin" Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka deklaruar që çfarëdo forme e kompetencave të zgjeruara për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është e papranueshme për të dhe Ekipin Negociues të Kosovës. “Delegacioni shtetëror duhet të krijohet dhe t’i kërkojë presidentit të kthehet brenda mandatit kushtetues. Me këtë mandat ne shkojmë në bisedime”. “Asociacioni Plus është ndarje e Kosovës. Heqje dorë nga vendi dhe duke mos ndryshuar asgjë. Kjo është ta shkatërrosh shtetin”. “Nuk mund të ndalohet Serbia të propozojë ide. Ajo mund të thotë që do autonomi territoriale për serbët e Kosovës. Në atë rast unë nuk do të merrja pjesë në negociata”. “Asociacioni Plus është shkatërrim i shtetit të Kosovës. Por nëse jemi të papërgjegjshëm nuk duhet të habitemi që mund të vijnë edhe plane të tilla”. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 33 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 39 minuta më parë