Ligji për shqipen kalon leximin e parë në Komisionin për sistem politik NULL NULL 13.09.2017 12:49 13.09.2017 12:49 Ligji për shqipen kaloi leximin e parë në Komision për Sistem Politik të Maqedonisë. Debati u orientua kryesisht në akuza ndaj shumicës e cila sipas opozitës po sjell një ligj anti-kushtetues. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski mes tjerash potencoi se ligji për shqipen çon drejt federalizimit, shtetit dygjuhësore dhe diskriminon bashkësitë tjera etnike. Nga ana tjetër Lëvizja Besa kërkoi qe pa konsenzus të mos kalohet ligji. Sipas deputetit Afrim Gashi, partitë nënshkruese të Platformës së përbashkët të partive shqipe, për diçka tjetër janë marrë vesh në janar dhe diçka tjetër po hartojnë tani, duke akuzuar kryesisht BDI-në. Në mbledhjen e Komisionit, 9 anëtarë votuan pro, 6 kundër dhe asnjë i përmbajtur. I njëjti tani do të dërgohet në seancë plenare për leximin e parë ku e pret debat treditor, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro 5 minuta më parë
Kosova Mustafa (LDK) – qeverisë: Kryeshefi i KEK-ut, që e emëruat ju, u arrestua për korrupsion 11 minuta më parë