Liga e Basketbollit dhe ajo e Kampionëve në ArtMotion NULL NULL 30.08.2018 12:40 30.08.2018 12:40 Platforma më e re televizive në vend ArtMotion dhe Federata e Basketbollit të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për tre vitet e ardhshme. Kjo ujdi u firmos nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu si dhe drejtori i programacionit në ArtMotion, Alaudin Hamiti. Bazuar në marrëveshje të gjitha ndeshjet e ligës elite të basketbollit në vend si dhe ato të grupmoshave të reja do të transmetohen në paketën Artmotion. Basketbolli kosovar do të zë vend edhe në Klan Kosova e cila do të bëjë transmetimin e disa prej tyre. Pos kësaj në paketën Atmotion do të transmetohet edhe liga më e fortë e futbollit evropian, Liga e Kampionëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.