14:50, 16 Maj 2018

Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti, ka firmosur urdhrin e dëbimit për një qytetar shqiptar, për motive të sigurisë së Shtetit.

Me këtë dëbim, i 44-ti më 2018, numri i përgjithshëm nga 1 janari 2015 shkon në 281.

Shqiptari është një 42-vjeçar rezident në provincën e Grossetos.

Ai ishte dënuar në shkurt 2016 me 2 vjet e 8 muaj burg për pjesëmarrjes në organizatë me objektiv terrorizmin ndërkombëtar, për promovimin dhe mundësimin, bashkë me motrën, nisjen drejt Sirisë e Irakut të italianes Maria Giulia Sergio dhe burrit të saj, me të cilët ndante ideologjinë xhihadiste të Shtetit Islamik./syri.net

Interesante