9:42, 7 Dhjetor 2017

Lideri i Hamas, Ismail Haniya ka cilësuar vendimin e SHBA për njohje të Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit si shpallje lufte ndaj Palestinës.

Ai siç raporton Al Jazeera ka bërë thirrje për kryengritje nga ana e palestinezëve pas vendimit të mbrëmshëm, përcjellë Klan Kosova.

Të mërkurën presidenti Donald Trump njohu zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet dhe urdhëroi që ambasada amerikane nga Tel Aviv të kalojë atje.

Interesante