dsfsdf
20:08, 18 Shkurt 2016

Ndryshe nga ngërçi politik që po ndodhë tash e sa kohë në vend, dicka ndryshe po bëjnë prijësit fetar.

Këta të fundit Imzot Dodë Gjergji shtrëngoi duart me Myftiun Naim Tërrnava, madje duke qenë edhe në humor të mirë, njofton Klan Kosova.

Megjithatë nuk ishin këta të vetmit, pranë tyre po qëndronte edhe udhëheqësi i Kishës Ungjillore, Driton Krasniqi, e që arsyeja e takimit të tyre është Festa e Pavarësisë por edhe situata politike aktuale në Kosovë.

Nga Ipshkvia ata bënë thirrje për ulje të tensioneve dhe për tejkalim të krizëz, madje duke u lënë edhe porosi politikanëve të të dyja palëve.

Sipas tyre nuk duhet kërcënuar njëri-tjetrin qoftë me forcën e popullit ashtu edhe me të pushtetit por duhet bërë me forcën e dialogut, njofton Klan Kosova.

Kronikë e përgatitur nga gazetari Dibran Istrefi.

Interesante