22:30, 18 Maj 2017

Liam Payne ka folur për muzikën solo të Harry Styles me të cilin kishin qenë bashkë te bendi One Direction, duke thënë se nuk është muzika që ai e dëgjon.

Në lidhje me këngën “Sign Of The Times” të Styles, Payne u tregua brutalisht i sinqertë:

“E kam dëgjuar këngën, dhe do t’jem i sinqertë me ju, nuk është lloji im i muzikës”, tha Payne.

“Nuk është diçka që do ta dëgjoja, por mendoj që ai bëri një punë të madhe duke bërë atë që do”.

“Është qesharake pasi që Harry do ta thoshte të njejtën gjë për mua sespe ai nuk dëgjon muzikë hip-hop”, shtoi Payne.

Interesante