Liam Neeson është në lidhje, por jo me Kristen Stewart NULL NULL 10.02.2016 14:50 10.02.2016 14:50 Liam Neeson është duke u rikthyer në jetën e dashurisë pas gati shtatë viteve pas vdekjes së gruas së tij Natasha Richardson. Aktori 63 vjeçar ka folur për The Independent në lidhje me planet e tij për ditën e Shën Valentinit dhe ai ka zbuluar se është i lidhur me një grua “tepër të famshme”, transmeton Klan Kosova. “Po, por nuk dua ta vë në siklet atë, nëse e them emrin e saj, ajo është tepër e njohur”, tha Liam kur u pyet nëse ai ishte në një lidhje. “Unë duhet të bëjë më të mirën për të. Është e mahnitshme”. Vetëm disa ditë më parë, doli një histori se e dashura e tij është Kristen Stewart, por të afërm të aktorit kanë thënë për Gossip Cop se ato janë vetëm budallallëqe dhe thashetheme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.