screen-shot-2016-07-10-at-08-14-19
14:01, 3 Janar 2017

Quhet biblioterapi dhe në shumë raste funksionon. Ajo që i beson është një zonjë e lindur në Renë në vitin 1967, romanciere dhe gazetare e famshme. Nuk është një terapeute, por një zonjë që e vlerëson shumë penën.

Ajo e ka përdorur leximin si kurë, madje ka shkruar edhe një manual kurioz: romanët që mund të shërojnë çdo sëmundje. Je grua dhe injoron domethënien e fjalës orgazëm? Më mirë të kuptosh shkaqet se sa të helmohesh me ilaçe të llojeve të ndryshme, përfshi këtu edhe antidepresivët.

Atëherë mund të fillosh të lexosh “Musica” të Yukio Mishima, që tregon historinë e një vajze bukuroshe 25-vjeçare, paciente e doktor Reikos, tërësisht e paaftë për të dëgjuar ndonjë pjesë të çfarëdollojshme muzikore.

Pas disa seancash, psikiatri zbulon se në të vërtetë mungesa e veshit muzikor është një bllokim simbolik dhe e diagnostikon me sëmundjen ftohtësi seksuale.

Tregimi zhvillohet përgjatë një rruge që të çon te zgjidhja. Të ndjekësh faqe pas faqe mendimet dhe emocionet e protagonistëve është një terapi shumë e mirë.

E njëjta bisedë është edhe për impotencën: “Bileta e skaduar” e Roman Gary është më mirë se viagra, sidomos nëse shoqërohet me “Festa” të Ernest Heminguejt.

Nëse problemi qëndron tek alkooli, droga, autorja franceze është krejtësisht kundër librave dhe studimeve shkencore, që me fjalë boshe mundohen të të nxjerrin nga kjo gjendje, por mund të bazohesh tek “24 orë nga jeta e një gruaje” të Stefan Zvajg.

Në pak fletë, me një përshkim të shkëlqyer e ke më të lehtë të krijosh një ide ndaj gjërave që të krijojnë varësi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.

 

Interesante