Lewis Hamilton në prag të historisë NULL NULL 21.10.2018 18:04 21.10.2018 18:04 Gara e radhës në Formula 1 do të vazhdojë gjatë të dielës dhe shoferi i famshëm, Lewis Hamilton do të filloj nga podiumi, përcjell Klan Kosova. Shoferi i Mercedesit do të jetë kampion i kurorëzuar në qoftë se ai fiton tetë pikë më shumë se Vetteli. Anglezi është në prag të historisë në “US GP” të së dielës, derisa shoferi i Mercedesit mbyll kampionatin e pestë botëror. Por me gjithë qëndrimin në majë të një arritjeje të rëndësishme, Hamilton është parë i relaksuar që nga arritja e tij në Texas. “Nuk e di pse është kështu, në disa aspekte është diçka e frikshme. Por përvoja sigurisht ndihmon, jam shoferi i tretë më i vjetër këtu”, tha piloti i Mercedesit. Ai do të fillojë garën nga pole-pozicioni, pasi Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel të Ferrarit kanë arritur më pak se një të dhjetën e sekondit. Vetëm shoferët Michael Schumacher dhe Juan Manuel Fangio kanë siguruar më parë nga pesë kampionate në historinë e F1. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.