17:11, 5 Nëntor 2018

‘Letra vetëvrasëse’ e poetit francez, Charles Baudelaire, që daton nga shekulli i 19-të, është shitur në ankand për 234,000 euro.

Më datë 30 qershor të vitit 1845, poeti i njohur i ka shkruar letër të dashurës së tij, Jeanne Duval, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Në të njëjtën ditë, Baudelaire i cili ishte në moshën 24 vjeçare, u përpoq ta vriste veten, por arriti që të mbijetoi.

Në letër, Baudelaire i ka rrëfyer të dashurës Duval se ai do t’i jap fund jetës së tij dhe se kur ajo ta lexoj letrën, ai do të jetë i vdekur.

Baudelaire i cili ka bërë një jetë të vështirë, ka jetuar edhe 22 vite pasi që shkroi “Letrën Vetëvrasëse”.

Ai arriti kulminacionin e reputacionit të tij me veprën “Les Fleurs du Mal (Lulet e së Keqes)”.

Poeti përfundimisht vdiq në vitin 1867 nga sëmundja e sifilizit.

 

klankosova.tv