15:32, 5 Nëntor 2018

Letra e poetit francez Charles Baudelaire, në të cilën njoftonte se do të tentonte ta vriste veten, është shitur për 234 mijë euro në webfaqen franceze të auksioneve Osenat.

Në kohën kur e shkroi këtë letër, në vitin 1845, poeti i kishte 24 vjeç. Letra i drejtohej të dashurës së tij, Jeanne Duval, ku i shprehte dashurinë dhe i rrëfente për dhimbjen nëpër të cilën po kalonte.

Këtë hap të vetëvrasjes poeti e kishte planifikuar ta ndërmerrte për arsye të humbjes së pasurisë, mirëpo për fat të mirë ai nuk pësoi lëndime të rënda, ndërsa jetoi edhe 22 vite të tjera, njofton Klan Kosova.

Baudlaire hyri në historinë e letërsisë me kryeveprën “Les Fleurs du Mal” (Lulet e së keqes).