23:00, 13 Nëntor 2017

Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi, ndonëse nuk është parë aktive në skenën muzikore, ajo duket se me vëmendje po përcjell gjendjen aktuale politike në vend.

Ndërsa teksa dhe në televizionin Klan Kosova, ekskluzivisht po transmetohej Debati për Prishtinën, në mes kandidatit nga radhët e Vetëvendosjes Shpend Ahmeti dhe atij të LDK-së, Arban Abrashi, këngëtarja e hitit ‘’Pa asnjë dyshim’’ ka hedhur një koment.

Në llogarinë e saj në Snapchat, ajo ka thumbuar kandidatin e Vetëvendosjes për Prishtinën, duke thënë se ‘’Shpend Ahmeti po flet sikur të fliste për Neë York’’, transmeton Klan Kosova.

 

Interesante