Leonora Jakupi, mahnitëse në koleksionin e ri! NULL NULL 25.04.2017 22:20 25.04.2017 22:20 Leonora Jakupi vazhdon të mbetet një nga këngëtaret më natyrale për botën e showbizit shqiptar. E jo rastësisht mund të thuhet një gjë e tillë, pasi edhe në koleksionin e fundit të realizuar për ”Altar”, këngëtarja dukej me të vërtetë mahnitëse me një fustan ngjyrë të zezë, njofton Klan Kosova. Ndonëse ka një karrierë të gjatë muzikore, Leonora asnjëherë nuk ka pranuar të provojë për veten e saj ndonjë ndërhyrje kirurgjike. Kështu të paktën është deklaruar vet ajo përgjatë intervistave të ndryshme të realizuara, por, që vazhdimisht një gjë e tillë dëshmohej me punën e saj në klipe apo reklama të ndryshme të revistave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.