Lëndohet 16 vjeçari pasi shpërthen mina në oborrin e shtëpisë (VIDEO) NULL NULL 23.10.2017 11:24 23.10.2017 11:24 Një shpërthim në oborr të shtëpisë për pak sa nuk u mori jetën dy fëmijëve të familjes Mehmeti. Albioni, 16 vjeçar po luante bashkë me të motrën 14 vjeçare, Dafinën në këtë vend, kur diçka shpërtheu. Babai i 16 vjeçarit, Selman Mehmeti ka thënë se kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në fshatin e tyre, në Dumnicë të Poshtme të Vushtrrisë. Mehmeti që e pa edhe vetëm mjetin shpërthyes, thotë se ishte një minë, njofton Klan Kosova. Zëdhënësi i forcave të rendit, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti e konfirmoi rastin për Klan Kosovën por tha se nuk dihet saktë se çfarë ishte ky mjet që lëndoi 16 vjeçarin e familjës Mehmeti. Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Lirika Haliti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë