13:54, 14 Nëntor 2017

Rreth 30 nxënës  janë lënduar në aksidentin rrugor që ndodhi në mëngjes rreth orës 7:30 në rrugën Demir Hisar – Kërçovë.

Pos nxënësve, lëndime ka pësuar edhe  shoferi i autobusit Z.S. 49 vjeçar.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën klinike në Manastir ku u është dhënë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së autobusit dhe fugonit me targa nga manastiri, i drejtuar nga S.S. (56) nga Krusheva.

Komunikacioni nuk ka qenë në ndërprerje dhe është realizuar ekspertizë në vendin e ngjarjes, raportojnë mediat në Maqedoni, transmeton Klan Kosova.

Interesante