10:14, 2 Mars 2017

Golden State Warrios njoftuan këtë të mërkurë që superylli i tyre Kevin Durant ka pësuar një ndrydhje të gjurit të shkallës së dytë, përkatësisht MCL.

Kjo skuadër nuk e tregoi ndonjë datë për rikthimin e tij në parket por thanë që ka gjasa që ai të kthehet para fundit të stinorit të rregullt, shkruan Bleacher Report, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq, Marc Stein nga ESPN raportoi se Durant është në gjendje të mirë shpirtërore pas diagnozës, pasi që frikësohej se fyelli i mavijosur i këmbës së tij mund të ishte ndonjë frakturë.

Durant e kishte pësuar këtë lëndim të martën në ndeshjen me Washington Wizards ku në çerekun e parë Zaza Pachulia ishte rrëzuar në gjurin e tij.

 

Interesante