Lëkundje tërmeti në Vlorë NULL NULL 29.04.2016 08:57 29.04.2016 08:57 Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në qytetin e Vlorës dhe në zonat përreth gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të enjteje. Sipas Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, tërmeti është regjistruar në orën 23:31 minuta me një magnitudë 2.7 ballë të shkallës Rihter, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova. Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në jugperëndim të Vlorës, në Detin Adriatik. Nuk ka të dhëna për dëme materiele. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.