Lekaj viziton dy projekte rrugore të komunës së Istogut NULL NULL 17.10.2017 15:14 17.10.2017 15:14 ???????????????????????????????????? Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i shoqëruar nga kandidati për kryetar të komunës së Istogut Gani Dreshaj dhe deputeti Bekë Berisha, inspektoi dy projekte rrugore të kësaj komune të cilat do të rikonstruktohen. Gjatë kësaj vizite, i Lekaj, vizitoi rrugën Lubozhdë-Lug i Butë në gjatësi prej 18 kilometrash. “Ju falënderoj për interesimin që e keni treguar që këto rrugë të ndërtohen. Në këtë vizitë ne sot jemi me kërkesën e qytetarëve, të komunës së Burimit. Këto dy rrugë kanë impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Ne zotohemi para kandidatit për kryetar të komunës dhe para deputetit që do t’i kryejmë obligimet tona dhe kjo rrugë të fillojë në qershorin e vitit që vjen. Ne do të punojmë maksimalisht që të mos sterzgjaten projektet sikur deri më tani nga Qeveritë e mëparëshme, por ju premtoj se punimet e kësaj rruge do të përfundojnë në kohën më të shkurtër të mundshme” , tha ai. Ndërsa Gani Dreshaj, kandidat për kryetar të komunës së Istogu nga radhët e AAK-së, të cilës parti i takon dhe ministri Lekaj, tha se kjo rrugë ka një rëndësi të madhe për këtë anë. “Ju premtojmë qytetarëve që rruga do të përfundohet sa më shpejt pasi që të gjitha kompanitë kanë premtuar që do të bëjnë edhe punë vullnetare, që rruga të ndërtohet sipas standardeve dhe me gjerë si deri 5 metra e gjysmë”. Lekaj vizitoi edhe rrugën e Syne – Mokne, që ka një gjatësi rreth 25 kilometra, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 4 minuta më parë