Lekaj: Gjakova u çlirua nga demagogjitë e Mimoza Kusarit NULL NULL 11.12.2017 23:01 11.12.2017 23:01 Ardian Gjini, sot zyrtarisht ka e marrë mandatin për të qeverisur në katër vitet e ardhshme me Komunën e Gjakovës. E këtë, Pal Lekaj nga AAK-ja e ka cilësuar si “çlirim” të Gjakovës nga siç e ka quajtur ai “demagogjitë e Mimoza Kusarit dhe bishtalecëve të saj”, njofton Klan Kosova. Më poshtë statusi i plotë i Pal Lekajt: Sot edhe zyrtarisht ndodhi pritja e kahmotshme e qytetarëve të Gjakovës. Gjakova u çlirua nga demagogjitë e Mimoza Kusarit dhe “bishtalecëve” të saj. Gjakova tani e tutje do ta ketë kryetarin e vet, të vërtetë dhe do ta takojë në përditshmëri në punë e angazhime për të mirën e qytetit dhe qytetarëve. Andaj, me vie mirë Ardian Gjini që sot edhe zyrtarisht e pranuat detyrën e kryetarit të Komunës së Gjakovës, dhe sigurisht se “me vie keq” Mimozë. “Merru me politika nacionale” je me kohë të plotë znj.Kusari, ashtu siç keni “dëshiruar” gjithnjë! Urime Gjakovë, tu priftë e mbara kryetar Ardian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë